Përfaqësuesit e 14 organizatave joqeveritare (OJQ) kanë nënshkruar Memorandumin për themelimin e Koalicionit për Transparencë dhe Luftë kundër korrupsionit në nivel lokal, qëllimi i të cilit është, siç njoftohet, forcimi i transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve në fushat me rrezik të veçantë për këtë fenomen negativ.
Memorandumin e kanë nënshkruar Qendra për arsimim qytetar (CGO), Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI), Ul-info nga Ulqini, Instituti Aleternativa (IA), “Za druga” nga Petrovci, Qendra Për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO), Juventas, Bonum nga Plevla dhe Zona Aktive nga Cetina.
Përveç këtyre, pjesë e koalicionit janë edhe pesë organizata të tjera joqeveritare, në mesin e të cilëve është edhe MogUL-i nga Ulqini.








