Koalicioni qeverisës: PËR DRAFTIN E PHU-së SEANCA E KK DERI NË FUND TË SHTATORIT

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Drejtuesit e koalicionit qeverisës në Ulqin janë dakorduar në mbledhjen e mbajtur të hënën që deri në fund të këtij muaji të mbahet seancë e veçantë e Kuvendit komunal në të cilën do të diskutohet rreth Draftit të Planit hapësinor urbanistik të komunës, mëson Portali Ul-info.

Ato janë të bindur që hapja e diskutimit në Parlamentin lokal, e cila do të rezultojë me miratimin e përfundimeve, është mënyra më e mirë që të arrihet konsensusi sa më i gjerë i të gjithë subjekteve politike dhe i tërë komunitetit mbi çështjet më të rëndësishme në këtë dokument planifikues.

Mbledhjen e jashtëzakonshme të KK me këtë pikë të rendit të ditës dhe në letrën drejtuar udhëheqësve të komunës e kërkoi Mogul-i, gjë që përkrahi MZ Pozitiv, derisa më herët këtë kërkesë e deklaruan partitë e opozitës UDSH dhe PSD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi