Kumtesë për opinion.
Të nderuar qytetar!
Koalicioni shqiptar Bashkë, është njëri ndër pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit duke kontribuar në këtë mënyrë që oferta për zgjedhësit e kësaj komunë të jetë më e pasur e që e dëshmon edhe programi ynë i hartuar për zhvillimin e Komunës së Tuzit.
Mirëpo këtyre ditëve anëtarët dhe përkrahësit e listës tonë zgjedhore, janë duke përjetuar presione të formave të ndryshme, madje edhe kërcënime për ti larguar nga puna për shkak se ndodhen në listën tonë zgjedhore ose na kanë dhënë mbështetje të hapur.
Ftojmë të gjitha listat zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje që para qytetarëve të paraqiten me ide dhe programet e veta e jo duke shantazhuar dhe me presione të ndryshme ndaj individëve.
Ne do të vazhdojmë me fushatë të sinqertë ndaj banorëve të Komunës, me ide përparimtare dhe program konkret për zhvillimin e vendit.
Falënderojmë të gjithë ata që pavarësisht presioneve të ndryshme vazhdojnë të na përkrahin dhe që numri i tyre është çdo ditë e më i madh!
Bashkë drejt fitores!
2 Responses
U pasken ba bashk dy parti si jan gati me i shkel tan marrveshjet edhe me shit familjen vec me kap fotelen. Parazita
Ishalla tan fitoret i keni si kja e Tuzit. Ata jan njerz t mencem e kajn dit me ju vlersu, taman ashtu si jeni- 0 mandate