Koçan: NDËRPRITET KËRKIMI I PERSONIT TË HUMBUR

Lumi Buna, BojanaKërkimi i mashkullit i cili u zhduk sot në det në Ulqin u ndërpre, njoftoi sonte për portalin Antena M drejtori i Drejtorisë për Siguri Detare Safet Koçan.

Mashkulli i moshës së re u zhduk sot në det në rajonin e Plazhit të Madh në Ulqin.

“Do të vazhdojmë kërkimin herët në mëngjes nëse lejon moti, do të jetë erë e madhe sipas parashikimit. Ra terri, deti është jostabil”, tha Koçan.

Drejtoria rreth orës 17 fitoi njoftimin nga Departamenti i Sigurisë në Ulqin që në rajonin e Plazhit të Madh kah kepi i Gjeranave u zhduk një person, ndërsa personin tjetër i cili ishte me te e shpëtuan peshkatarët të cilët ishin në atë pjesë, shpjegoi Koçan.

Drejtoria menjëherë ka dërguar anijen në kërkim të të zhdukurit, shtoi ai.

“Po kryejnë kërkimin në rajonin rreth grykëderdhjes së lumit Buna kah kepi i Gjeranave dhe kah kufiri me Shqipërinë. Është mot i keq, bëjmë çdo gjë që mundemi, shpresojmë se do ta gjejmë”, tha Koçan më herët për portalin Antena M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…