Pasi që u mbyt turisti nga Kazakistani në fillim të Plazhit të Madh, gjersa njëzet të tjerë u nxorën në breg pas shpëtimit dramatik, drejtori i Drejtorisë për Siguri Detare Safet Koçan tha për Portal Antena M se shumëkush e nënvlerëson rrezikun e Plazhit të Madh.
“Çdo gjë ndodh në kuadër të plazhit, brenda kufijve. Plazhi i Madh është shumë i rrezikshëm”, tha Koçan duke theksuar se të gjithë që lahen në këtë zonë duhet të kenë kujdes sigurinë.
“Duhet të ndjekin udhëzimet e shpëtimtarëve në breg, të shikojnë a është shfaqur flamuri i kuq në vendet e caktuara dhe atëherë mos të hynë në ujë, sepse ky është shenj i rrezikut. Kjo pjesë është shumë e rrezikshme, sepse rrymat janë të mëdha edhe pse njerëzit mendojnë se është uji i cekët dhe se nuk është rrezikshëm”, sqaron Koçan.