E vetmja gazetë javore në gjuhën shqipe në Mal të Zi, “Koha javore” ka një kryeredaktor të ri nga numri 1022.
Këshilli programor i kësaj gazete vendosi që këtë funksion ta kryejë sociologu dhe publicisti Qani Osmani.
Nga themelimi, redaktori përgjegjës i “Kohës javore” ishte gazetari Ali Salaj, i cili doli në pension.