Kolegjiumi i KK: MBLEDHJA E PARLAMENTIT TË HËNEN NËSE…

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjNë mbledhjen e sotme të Kolegjiumit të Kuvendit komunal të Ulqinit është arritur përfundimi që të hënën, më 29 dhjetor, të mbahet mbledhja e Parlamentit lokal nëse nesër këshilltarëve i dorëzohet Propozimi i buxhetit për vitin e ardhshëm dhe Plani i rregullimit hapësinor, mëson Portali Ul-info.

Përfaqësuesit e opozitës kanë thënë që duhet të respektohen normat ligjore dhe materialet duhet të dorëzohen në kohë në mënyrë që këshilltarët të kenë mundësi të përgatiten për diskutimet, propozimet dhe vërejtjet e veta, sidomos kur bëhet fjalë për vendime kaq të mëdha.

Në këtë mbledhje të Kuvendit komunal do të jenë edhe disa vendime tjera ku përfshihet edhe Plani i aksionit për luftë kundër korrupsionit në komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi