Në Kolegjiumin e sotëm i cili është mbajtur tek kryetari i Kuvendit komunal Fuad Haxhibeti shefat e klubeve të këshilltarëve janë dakorduar që të premten të vazhdojë mbledhja e katërt e rregullt e Parlamentit lokal.
Në këtë mbledhje, përveç të tjerash, duhet të jepet pëlqimi për emërimin e nënkryetares së komunës Zenepe Lika, si dhe të miratohen një sërë vendimesh për kompletim të parcelave urbanistike.