Kolegjiumi i KK: PDS I JEP FORCËS FRYMARJE ARTIFICIALE

Opstina-Ulcinj“Me këtë tërheqim nga rendi i ditës të gjitha pikat të cilat i kemi propozuar deri tani, e nuk janë miratuar ose shqyrtuar në mbledhjet e mëparshme të Kuvendit, si dhe të gjitha pikat të cilat i kemi propozuar për rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme të Kuvendit”, shkruan në letrën të cilën kryetari i Komunës Nazif Cungu ia ka dërguar të hënën kryetarit të Kuvendit Milazim Mustafa.

Me këtë Cungu ka refuzuar të diskutoj për Raportin e tij të punës për vitin 2012, për çka në Kolegjium fitoi përkrahjen vetëm nga shefi i PDS-së të Ulqinit Loro Nrekiq. Ai tha që PDS nuk do ti bëj kuorum koalicionit aktual qeverisës në mbledhjen e cila u caktua të mbahet me 12 nëntor.

Ndër pikat e tërhequra është dhe ajo për shkarkimin e nënkryetarit të komunës Selim Resulbegoviq.

Duke konstatuar që me tërheqjen e Raportit të punës ka shkelur dispozitat e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ka shprehur mosrespektimin e Kuvendit, shefi i PSP Andrija Qetkoviq në Kolegjium ka propozuar shkarkimin e kryetarit të komunës. Për këtë propozim ditët e ardhshme do të përcaktohen partitë tjera.

E vetmja gjë e sigurt është që me 12 nëntor ose ndonjë ditë më vonë do të mbahet mbledhja e re e Parlamentit lokal në të cilën do të bihet vendimi për shkurtimin e mandatit të këshilltarëve.

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin do të mbahen kah fundi i janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti