Kolegjiumi i KK-së: KUVENDI DO TË DISKUTOJË PËR REBALANCIN E BUXHETIT

Kuvendi Komunal i UlqinitKuvendi komunal i Ulqinit do të diskutojë në mbledhjen e ardhshme edhe për rebalancin e buxhetit për këtë vit, mëson Portali Ul-info.

Pëlqimi për këtë është arritur dje në mbledhjen e Kolegjiumit tek kryetari i Parlamentit lokal Fuad Haxhibeti, në të cilën, përveç shefave të grupeve të këshilltarëve, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Mbasi që propozimin e Gjekës e përkrahi shefi i PDS-së Loro Nrekiq, Haxhibeti pranoi që kjo pikë të gjendet në rend dite.

Në fund të javës së kaluar Haxhibeti, i cili është funksionar i lartë i Forcës së re demokratike, ka deklaruar që partia e tij nuk do të përkrahë rebalancin e buxhetit.

Data e saktë e mbledhjes së Kuvendit do të caktohet në Kolegjiumin i cili do të mbahet sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”