Kolegjiumi i KK: VAZHDIMI I MBLEDHJES ME 12 NËNTOR DHE MENJËHERË E DYTA DHE SHKURTIMI I MANDATIT

 

kuvendiShefat e klubeve të këshilltarëve të partive në Parlamentin e Ulqinit kanë vendosur në Kolegjium të premten që me 12 nëntor të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal dhe në rendin e ditës do të jenë, siç thanë për Portalin tonë disa pjesëmarrës të mbledhjes, ato pika të cilat janë detyrim ligjor. Këtu, para së gjithash, kemi të bëjmë me Raportin e punës të kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012, raportet e punës të ndërmarrjeve publike, kompletimi i parcelave, si dhe disa çështje tjera të rëndësishme për këtë vetëqeverisje lokale.

Menjëherë pas mbarimit të mbledhjes, do të mbahet e reja në të cilën do të bihet vendimi për shkurtimin e mandatit të përbërjes ekzistuese të Parlamentit lokal. Iniciativën për shkurtimin e mandatit e ka ndërmarr Partia demokratike socialiste, ndërsa e kanë përkrahur të gjitha partitë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi