Kolegjiumi i Kuvendit komunal: MBLEDHJA TË PREMTEN

Në kolegjium tek Kryetari i Kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa përfundimisht është arrit marrëveshja që mbledhja e radhës e parlamentit lokal të mbahet të premten me 5 korrik, me fillim në orën 10.

Në këtë mbledhje do të ketë 18 pika, në mes të cilave raporti i kryetarit të Komunës Nazif Cungu, rebalanci i buxhetit, vendimi për marrjen e kredisë, raportet e ndërmarrjeve komunale përveç raportit të Ujësjellësit.

Siç mëson UL-info, pikëpyetje është, a do të ketë kuorum për fillimin e mbledhjes, sepse disa këshilltar nga radhët e shumicës qeverisëse kanë lajmëruar që për shkak të obligimeve të planifikuara më herët nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë mbledhje. Deri tani ishte rregull i pashkruar që opozita nuk i bënë kuorum koalicionit në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…