Shefat e klubeve të këshilltarëve në Kuvendin komunal të Ulqinit kanë vendosur që sot në kolegjium tek kryetari i Parlamentit Fuad Haxhibeti që mbledhja e jashtëzakonshme mbi gjendjen dhe perspektivat e Kripores të mbahet të mërkurën, më 28 maj.
Në këtë mbledhje, e cila është thirrur me propozim të Organizatës sindikale të Kripores, do të miratohen përfundimet.
Në mbledhje do të ftohen administruesi i falimentimit, si dhe përfaqësuesit e Ministrive përkatëse në Qeverinë e Malit të Zi.