Të dielën në Kollomzë u mbajt solemniteti me rastin e përfundimit të punimeve në rikonstruktimin e xhamisë lokale.
Të gjithë atyre që në çfarë do mënyrë kanë marrë pjesë në këtë vepër të mirë iu falënderuan imami i xhamisë Lito ef. Goga dhe kryeimami i Ulqinit Ali ef. Bardhi, ndërsa në emër të Meshihatit të Bashkësisë islame në Mal të Zi Xhemal ef. Daciq.
Xhamia në Kollomzë, përndryshe, për herë të parë është ndërtuar në vitin 1813.