Drejtori i ri i Ndërmarrjes publike “Veprimtari komunale” me siguri do të jetë funksionari i Forcës Sait Katana, mëson Portali Ul-info.
Gjatë ndarjes së funksioneve të partive qeverisëse në mes të shkurtit, Forca e ka kërkuar këtë vend.
Katana në përbërjen e kaluar ishte këshilltar, ndërsa i punësuar është në NHP “Riviera e Ulqinit”.
Njëkohësisht për medien tonë edhe zyrtarisht është vërtetuar lajmi që Arian Murati do të jetë shef i Klubit të këshilltarëve të Forcës në Parlamentin lokal.