Komedi: FOSHNJORJA E RE NË PRITJE!?

Kuvendi, SkupstinaNë seancën e kaluar të Kuvendit komunal të Ulqinit prej 17 këshilltarëve të koalicionit qeverisës, opozita ka bojkotuar këtë seancë, 15 prej tyre kanë votuar vendimin për lirimin nga taksa e komunalive ndërtimin e foshnjores së re në Fushë të Ulqinit, derisa dy këshilltarë abstenuan.

Meqenëse për këtë vendim është e nevojshme shumica e kualifikuar, gjegjësisht atë duhet ta përkrahin 17 këshilltarë, ai vendim nuk kaloi!?

Ekziston pikëpyetje e madhe se si do të zhvillohet më tej kjo çështje meqenëse ky institucion edukativ-arsimor duhej të ndërtohej me mjetet e Bankës zhvillimore të Këshillit të Europës. Sepse, ekziston mundësia që ato mjete do të shpenzohen diku tjetër, meqenëse votimi i ri në Kuvendin komunal për të njëjtën pikë, sipas rregullores, nuk mund të bëhet pa kaluar gjashtë muaj.

Ose, ndoshta, juristët duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje, sepse mosmiratimi i këtij vendimi është me siguri në dëm të popullatës më të re në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi