Komisarja Vuçiniq: KRIPORJA ËSHTË VEND FANTASTIK

Dijana VucinicKomisarja e prezantimit të Malit të Zi në Bijenalen e 15 të arkitekturës në Venecie, arkitektja Dijana Vuçiniq ka thënë se Kriporja në Ulqin është një nga ato vendet fantastike të cilët me ekzistencën e tyre vërtetojnë simbiozën e njeriut me natyrën dhe rikujtojnë sa është e rëndësishme të insistohet në këtë lidhje.

Në këtë tubim të rëndësishëm ndërkombëtarë Mali i Zi do të prezantohet me projektin „Kriporja Ulqin“.

Vuçiniq për „Dnevne novine“ tha se Kriporja në tërësi është krijesë e njeriut e cila posedon biodiversitet unik të florës dhe faunës në nivel ndërkombëtarë dhe ka rol kyç në shtegtimet globale të shpendëve.

Ajo paralajmëroi që me 12 dhe 13 shkurt në Ulqin do të mbahet simpozium i madh për Kriporen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…