Komisioni për parandalimin e konfliktit të interesit ka konstatuar që deri në fillim të muajit maj të këtij vit 21 funksionar lokal në Ulqin nuk ka dorëzuar Raportin për të ardhurat dhe pronën për vitin 2014.
Komisioni ia dorëzoi Gjykatës për kundërvajtje të gjithë këto personat, ndërsa paralelisht me këtë është konstatuar se shkelin Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit të Malit të Zi dhe i janë dërguar kryetarëve të komunave dhe të Kuvendeve komunale për paralajmërim dhe ndërmarrje të masave të përshtatshme.
Mbas përfundimit dhe fuqizimit të këtyre vendimeve, Komisioni do të vazhdojë procesin e shkarkimit të këtyre funksionarëve publik, thuhet nga ky institucion.