Komisioni për lokacione të përkohshme: IBRAHIMI JEP DORËHEQJE

Agron IbrahimiAnëtari i Komisionit për zbatimin e shpalljes publike për dhënien me qira të lokacioneve të përkohshme në pronë komunale, Agron Ibrahimi, dha dorëheqje nga anëtarësia në këtë trup, mëson Portali Ul-info.

Ai vendosi ta ndërmarr këtë hap për shkak të volumit të punës që ka si shef i thesarit në Komunë të Ulqinit.

Përndryshe, ky Komision tash një kohë të gjatë është nën vëmendjen e opinionit para së gjithash për shkak të „çështjes Big Ben“.

Një nga pjesëmarrësit në tenderin e mëparshëm, Momçillo Radulloviq, dorëzoi padinë penale kundër kryetarit Allmir Mollabeqiroviq dhe anëtarëve të Komisionit të cilën do ta shqyrtojë Prokuroria speciale shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi