Komisioni për kthim dhe dëmshpërblim në Tivar ka sjell vendimin për kthimin e pronës Ulqinakut Anto Rudoviq, shkruan “Dan”.
Pjesë e pronës së kthyer është edhe parcela e prej 25,5 mijë metër katror të cilën Komuna e Ulqinit planifikon ta jap me qira për 30 vite për ndërtimin e akva-parkut.
Përfaqësuesi ligjor i Rudoviqit, avokati Çedo Dobroviq, ka thënë që mbas të gjithave pret që përfaqësuesit e pushtetit në Ulqin do të heqin dorë nga qiradhënia e kësaj tokë.
“Është treguar, megjithatë, që ka drejtësi dhe që institucionet funksionojnë. Do të shohim si do të vijoj procedura e ankesës, por unë nuk do të heq dorë që të më kthehet prona ime. Nuk do të lejojë që të më grabitet diçka që është e imja dhe që në pronën time të ndërtohet akva-parku”, tha për “Dan” Anto Rudoviq.