Kompania Artec 3D Adriatica D.O.O. vizitoi Kryetarin e Kuvendit dhe drejtoreshën e Qendrës për Kulturë

Kryetari i Kuvendit, z. Ardijan Mavriq, së fundmi mirëpriti drejtoreshën ekzekutivetë kompanisë Artec 3D Adriatica D.O.O., zonjën Anastasia Khaytul. Kjo vizitë kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në fushën e teknologjive 3D, si dhe projektet potenciale në fushën e kulturës.

Artec 3D (https://www.artec3d.com/) është kompani e njohur e specializuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara të skanimit 3D, dhe produktet e tyre njihen gjerësisht në industri të ndryshme, përfshirë prodhimin, mjekësinë, argëtimin dhe dizajnin. Vizita e zonjës Khaytul në Ulqin kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive për përdorimin e teknologjive të Artec 3D në projekte kulturore, si dhe shqyrtimin e bashkëpunimeve potenciale me institucione lokale.

Gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit të Ulqinit, z. Ardijan Mavriq, zonja Khaytul shprehu interes për mbështetjen e iniciativave lokale që promovojnë avancimin teknologjik si dhe diversitetin kulturor. Bisedat gjithashtu u përqendruan në mundësitë e edukimit dhe trajnimit të rinjve në fushën e teknologjisë 3D, për të ndihmuar zhvillimin e inovacioneve në këtë industri.

Gjithashtu, bashkë me drejtoreshën e Qendrës për KulturëUlqin, zonjën Adriana Hoxha, zonja Khaytul vizitoi Muzeun në Qytetin e Vjetër “Kalaja”, me qëllim të shqyrtimit të mundësisë që artifaktet më të rëndësishëm të skanohen për të krijuar modele virtuale 3D të këtyre objekteve, me qëllim që në të ardhmen ky kompleks të prezantohet virtualisht dhe të jetë një oferta për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë Muzeun tonë.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një prioritet për Qendrën për Kulturë, ku u theksua potenciali për bashkëpunim në projekte që kombinojnë teknologjinë dhe artin. U shqyrtuan idetë për organizimin e punëtorive, ekspozitave dhe ngjarjeve kulturore që do të përdornin teknologjinë Artec 3D për të krijuar përvoja interaktive dhe tërheqëse vizuale për vizitorët.

Drejtoresha e kompanisë Artec 3D Adriatica, zonja Anastasia Khaytul, shprehu kënaqësi për takimin me përfaqësuesit e Ulqinit dhe shprehu optimizmin në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm. Vizita e saj paraqet një hap drejt një bashkëpunimi të mundshëm që do të kishte ndikim pozitiv në fushën e teknologjisë dhe atë kulturor.

Kjo vizitë është vetëm fillimi, dhe të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar projekte konkrete dhe iniciativa që do të kombinonin teknologjinë dhe kulturën, duke kontribuar në zhvillimin e komunitetit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Komunën e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ulqin: KRYEMINISTRI I KOSOVËS URON NIMANBEGUN

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë