Kompania “Cerovo”: VIJON RIKONSTRUKTIMI I SHTËPISË SË SHËNDETIT NË KATËRKOLLË

Cerovo“Pas projektit të realizuara me sukses të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, radhën e ka rikonstruktimi i Shtëpisë së Shëndetit në Katërkollë”, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë “Cerovo” Emin Durakoviq.

Sipas fjalëve të tija, në kuadër të këtij projekti do të punohet në rikonstruktimin e tualeteve dhe banjave në këtë institucion shëndetësor. “Nga instalimi i ujit, kanalizimit dhe rrymës, pastaj të elementëve, hidroizolimit, qeramikës, deri tek ngjyrosja, çdo gjë do të sanohet sipas dëshirës së përfaqësuesve të Shtëpisë së Shëndetit, në mënyrë që ky institucion të duket dhe të funksionojë si institucionet evropiane dhe botërore të shëndetësisë. Ky institucion prej tani do të ketë edhe banjën për personat me nevoja të veçanta”, tha ai.

Durakoviq shtoi se vlera e projektuar e këtij donacion është rreth 10.000 euro, e meqë kishte punime shtesë, vlera e përgjithshme do të dihet në fund të punimeve, të cilat priten në fund të muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi