Këtë javë mund të jenë të njohur emrat e bartësve të funksioneve të rëndësishme në administratën lokale, jo zyrtarisht na është deklaruar nga partitë e koalicionit në pushtet. Kjo, para së gjithash, ka të bëj me zgjedhjen e kryeadministratorit dhe sekretarëve për financa, urbanizëm dhe çështje komunale, si dhe të drejtuesve të ndërmarrjeve publike.
Burimet tona në bllokun qeveritar thanë që janë në vijim konsultat e fundit dhe që kompletimi i administratës së kryetarit të komunës Fatmir Gjeka do të kryhet së shpejti. Në konstatimin që kanë kaluar 40 ditë nga momenti që është zgjedhur në këtë funksion ato ngrisin supet dhe thonë që festimi i Ditës së komunës ka ngadalësuar procesin.
Por, e vërteta e vjetër është: nëse ti nuk e prenë kohen, ajo të pretë ty! Ulqini ka shumë probleme që ta shpenzojë kohën kaq lehtë. Tani është muaji prill, muaji kur në kohërat e lumtura ka filluar sezoni turistik.
Nëse tani nuk është situata e tillë, atëherë të paktën mund të flitet në mënyrë publike për këtë gjë. Dhe jo vetëm në kafene, rrallë në medie dhe në tryeza të rrumbullakëta, por edhe në Parlamentin lokal. Sepse, vetëm derisa ai institucion punon, diskuton dhe vendos, ekziston jeta politike dhe dinamika shoqërore e nevojshme.