Kompletohet udhëheqësia e KB „Ulqin“: GJAKONOVIQ NË KRYE TË KËSHILLIT DREJTUES

KosharkaNë surprizën më të këndshme të Ligës së parë ERSTE në basketboll, Klubin e basketbollit „Ulqin“, i cili është në vendin e parë  në tabelë, u kompletua udhëheqësia.

Kështu në krye të Këshillit drejtues nga e premtja është Bojan Gjakonoviq, ndërsa për nënkryetar të Kuvendit dhe anëtar të Këshillit drejtues u zgjodh Darvin Eroviq.

„Këtë klub të suksesshëm duhet ta bartin njerëzit e rinj. Energjia e tyre është e nevojshme për qëllimin kryesor i cili na pret: kualifikimin në Super ligë“, tha kryetari i KK „Ulqin“ Rizo Hajdarpashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…