Komuna: 100.000 EURO PËR PARQE PUBLIKE

Pas 50.000 eurove të parapara me buxhetin e vitit 2022 për investime në adaptimin e hapësirave publike, të cilat nuk u shfyrtëzuan aty ku duhej dhe thuhej, kjo shifër u dyfishua me projekt buxhetin e vitin 2023.

Gjithësejt 100.000 euro, sipas sekretarit të Sekretariatit për Buxhet dhe Financa Arian Murati, gjatë vitit 2023 do të duhej t’i dedikohen regullimit të hapësirave publike në territorin e Komunës së Ulqinit.

Sipas sekretarit Murati, falë këtyre mjeteve Ulqini do të duhej të pasurohej me dy hapësira të reja publike të cilat do të përfshijnë edhe kënde të lojërave për fëmijë.

Për lokacione se ku do të mund të krijoheshin këto parqe publike nuk është vendosur ende.

Sipas Sekretarit Murati, pritet që shumë shpejt pas aprovimit të Buxhetit në Kuvendin Komunal të Ulqinit të hapet konkursi për ndërmarrjet të cilat do të marrin përsipër regullimin e këtyre hapësirave.

Deri kur kjo të ndodhë na mbetet të vazhdojmë të presim, e të shpresojmë që nga milionat e arkëtuara në llogarinë e Komunës së Ulqinit me të cilat mburren udhëheqësit e sajë, më në fund do të bëhet diçka pozitive për fëmijët tanë e që edhe ne sikur komunat fqinje të mburremi me kujdesin e institucioneve ndaj më të vegjëlve. (A.Resulani)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…