Përveç parqeve ekzistuese siç është ky tek Qendra për Kulturë do të pasojë renovimi dhe regullimi i parkut për fëmijë në Ranë pranë Hollegros i cili do të jetë diçka edhe më modern.
Keshtu u shpreh për Ul-info Sekretari i Sekretariatit për Investime Kapitale pranë Komunës së Ulqinit , Minir Karamanaga gjatë bisedës së realizuar në muajin maj të këtij viti.
Ky projekt i cili deri tani në fillim të shtatorit, do të duhej të ishte i përfunduar,akoma nuk ka filluar realizimin e tijë.
Përgjegjës për realizimin e punimeve në këndin e lojërave tek hollegroja eshtë Komuna e Ulqinit dhe N.P “Të mirat detare”.
I pyetur në lidhje me këtë temë, kryetari i Komunës Omer Bajraktari për Ul-info tha që arsyeja e mos realizimit të këtij projekti është fluksi i madh gjatë sezonit turistik dhe ndalimi i punimeve gjatë kësaj periudhe.
“Punimet në këndin e ri të lojërave për fëmijë pranë Hollegros në vlerë prej 40.000 eurove do të fillojnë menjëherë pas sezonit”, shtoi ai.
Rikujtojmë edhe një herë se arka e Komunës është plotë, gjë që na bënë të kuptojmë që arsyet e lënies së ketij parku në këtë gjendje nuk jane financiare.
Fatmirësisht në qytetin e Ulqinit tashmë ekziston një park funksional; ai pranë Qendrës për kulturë dhe fakti që çdo ditë është i gjallëruar me fëmijë e prindër është dëshmia më e mirë që një projekt i tillë ishte më se i nevojshëm.
Edhe krahas disa prishjeve, mirëmbajtja e lojërave për fëmije po rezulton e sukseshme duke bërë që të gjitha lojërat të vazhdojnë të jenë funksionale.
I vetmi problem ishte mungesa e ndricimit i cili pas reagimit të shpejtë të Qendrës për Kulturë, Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Sektorit të Ndriçimit të N.P “Veprimtarite Komunale” u zgjidh me sukses.
(A.Resulani)