KOMUNA: Administratori kryesor joekzistues grind pushtetin dhe opozitën

Pushteti dhe opozita e Ulqinit kanë mendime dijametralisht të kundërta kur vlerësojnë gjendjen në vetëqeverisjen lokale të shkaktuar me mos emërimin e administratorit kryesor mbasi që para katër muajve, udhëheqësi i  këtij organ Jakup Murati dha dorëheqje.

“Unë si zëvendësim të administratorit të vjetër vendosa Qazim Çaushin dhe kjo është në pajtim me ligjin. Ai do të jetë personi kryesor i autorizuar për punët nën kompetencat e këtij organi dhe do ti kryej deri tek zgjedhja e administratorit të ri”, tha për “Dan” kryetari i komunës Nazif Cungu. Ai tha që në mbledhjen e parë të ardhshme do të verifikohet vendimi që për administrator kryesor të ri të emërohet Allmir Mollabeqiri, i cili për momentin është shefi i tij i kabinetit.

Për kryetaren e Klubit të këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Hatixhe Gjoni, kryetari i komunës është fajtori kryesor për situatën në të cilën komuna ndodhet. “Nazif Cungu me siguri ka perceptimin që i gjithë pushteti të jetë i koncentruar në duart e tija, si në shoqëritë e dikurshme absolutiste”, tha ajo.

Sipas fjalëve të këshilltarit të Partisë demokratike të socialistëve Luigj Shkrela, fakti që mbas dorëheqjes së Muratit nuk u zgjodh pasardhësi i tij, më së miri flet për pushtetin aktual.

“Nuk e kemi të qartë pse me muaj pritet që të mbulohet ky funksion. Siç duket ky pushtet i cili u lavdërua me ekspertët e vet nuk ka kapacitet të mjaftueshëm të mbuloj funksionet më të nevojshme për funksionimin e qeverisjes lokale”, tha kryetari i Klubit të këshilltarëve “Ulqini më i mirë, Mali i Zi më i mirë” Andrija Qetkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca