Komuna: AGJENCIA TURKE TIKA VAZHDON TË PËRKRAHË KOMUNËN E ULQINIT

Tika 2Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Koordinatori i Agjencisë turke ,,TIKA,, Enver Resulogullari me bashkëpunëtorë. Ata u pritën nga kryetari i Komunës Loro Nrekiqi, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni, nënkryetarët dhe sekretarët.Kordinatori Enver Resulogullari duke  falenderuar ne pritje tha se  dokumentacioni  i  hamamit dhe  Xhamisë  së Namazhgjasë në qytetin tonë kanë përfunduar dhe se  realizimi i tyre  është përfshirë në planet e Agjencisë për vitin 2019-2020.Krahas këtyre  projekteve TIKA si deri më tani , do të përkrahë dhe  projekte të tjerë në komunën  e Ulqinit. Kryetari i komunës vleresoi bashkëpunimin që Ulqini ka me Agjencinë Turke për Zhvillim dhe me Ambasadën e Turqisë. Ai  nënvizoi  bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve  dhe shtoi që investitorët turq janë  tejet të interesuar  për të investuar në komunën e Ulqinit. Ai po ashtu falenderoi Tikën për fillimin  e realizimit të këtyre projekteve dhe tha se  komuna mbetet në dispozicion të  përshpejtimit dhe realizimit sa më të shpejtë të këtyre projekteve.

Falenderime  Agjencisë Tika i shprehu  dhe Kryeimami i Bashkësisë Islame Ali Efendi Bardhi dhe bashkëpunëtorët e tij.  Në takimin e hapur dhe miqësorë  u fol edhe për  projekte të tjera në komunën tonë ku përkrahja nga ana e Tikës do të ishte e mirëseardhur. Para sëgjithash u përmënd  ndihma për realizimin e studios së TV Ulqini,pajisja me teknologji bashkohore e sallës së Kuvendit , riparimi i SHtëpisë së Pashës , Beledijes etj. Kordinatori Enver Resulogullari tha se përkrahja jonë nuk do të mungojë dhe se Agjencia të njoftohet me projektet e këtyre objekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT
Protesta e Kalalive për shkak të mungesës së ujit: MES PREMTIMEVE DHE RADIKALIZIMIT

“Në ditët në vijim do të marrim masa dhe veprime që të mundohemi t’i ndihmojmë qytetarët e Kalasë që të kenë një furnizim më të mirë me ujë”, tha drejtori ekzekutiv i SHPK “Ujësjellësi dhe kanalizimi”

Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE
Ulqin: NESËR PROTESTË E KALALIVE

Për shkak të problemeve të vazhdueshme me ujin, banorët e Kalasë kanë paralajmëruar protestë. “Situata prej javësh është e padurueshme dhe nga mungesa e ujit na ikin mysafirët”, pohojnë Kalalitë. Sipas

Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË
Edhe sot bllokimi i rrugës në Peçuricë: BLOKADA E RADHËS NË KRYTHË

Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë. Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një

In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje
In memoriam: FATMIR MILO NINAMBEGU(1951-2022)- Këthimi në vendlindje

U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese. ​Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak

NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR
NELAJ: SHTYHET SEZONI I GJUETISË, FILLON ME 4 SHTATOR

Njoftojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët e Komunës së Ulqinit, se hapja e sezonit të gjuetisë që ishte e paraparë të hapet me datën 07.08.2022 ,pas kërkesës së kryetarit të Komunës së Ulqinit , Omer