Komuna: AKTIVITETE INTENSIVE PËR RISTRUKTURIMIN E BORXHIT

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjAdministrata lokale në bashkëpunim me Ministrinë e financave intensivisht ka nisur aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me rikonstruktimin e borxhit të komunës, mëson Portali Ul-info.

Pritet se deri në fund të muajit të ardhshëm do të përfundojnë të gjithë aktivitetet, gjegjësisht se do të sillet vendimi i parlamentit, të merret pëlqimi i Ministrisë së financave dhe të nënshkruhet kontrata me këtë resor qeveritar dhe bankat për marrjen e borxhit mbi bazën e kredisë dhe detyrimeve ndaj furnitorëve me kushte shumë më të mira të interesit.

Nga komuna thonë që një pjesë e mjeteve do të caktohet si kompensim për të punësuarit në administratën lokale dhe ndërmarrjet publike, me të cilët do të dakordohet shkëputja e kontratës me marrëveshje, me çka pjesërisht do të zgjidhet problemi i tepricës së punëtorëve.

Përndryshe, Qeveria bankave ju garanton me mjetet e Fondit egalizues, përdorues i të cilëve është Komuna e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi