Komuna: AMBASADORI I GJERMANISË DR. ROBERT VEBER VIZITON ULQININ

Njemacki ambasador 1Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha  zhvilluan  një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgorice Dr. Robert Veber.

Kryetari, Nrekiq  e  njoftoi  ambasadorin gjerman me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit  dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve  Kryetari u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik ku është shprehur se Ulqini me një zhvillim të hovshëm mund të shëndrrohet në një qytet të rëndësishëm për ekonominë e vendit

Nrekiq  veçmas është ndalur edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin me llojet e shumta të turizmit që ofron Ulqini dhe ka theksuar se turizmi është një prioritet i Ulqinit  ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja. Ai përmëndi investimin që pritet te realizohet falë kredisa së KFW Bankes dhe i shprehu një falenderim të veçantë shtetit gjerman që nëpërmes Organizatës për Bashkëpunim  Regjional  GIZI i ka ofruar ndihmë teknike ndermarrjes tonë komunale.

Vemendje e veçantë në takim iu kushtua kripores së Ulqinit ku ndihma dhe përkrahja e shtetit gjerman ka qenë e madhe. Nga ana e tij ambasadori gjerman ka falenderuar kryetarin për pritjen dhe deklaroi se Ulqini është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për të. Ai dhe me këtë rast veçoi se Ambasada, dhe shteti gjerman do të përkrahë projektin e kripores, komunën e Ulqinit dhe OJQ-të që anagzhohen që kriporja  të zërë vendin që i takon në pasurinë  e larmishme jo vetëm për Ulqinin, Malin e Zi por dhe më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit