Komuna: AMBASADORI I TURQISË VIZITOI ULQININ

KabinetiAmbasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, i cili pak kohë më parë u emërua në këtë post, qëndroi sot në vizitë të parë zyrtare në komunë të Ulqinit.

Për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor Galip bisedoi me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjeka tha se është vendosur bashkëpunimi i mirë me Turqinë, gjë që është dëshmuar me vizitën të cilën delegacionin i Komunës së Ulqinit vitin e kaluar e bëri në qytetin binjak, Serik, në Antali.

Ambasadori Galip theksoi se përfaqësia diplomatike e Turqisë do të promovojë potencialet e vlefshme të Ulqinit.

Ai më vonë vizitoi Bashkësinë islame të Ulqinit dhe Xhaminë e detarëve në Ranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.