Komuna: Ambasadorja e Polonisë qëndron për vizitë në Ulqin

 

Fatmir Gjeka, ProtokolKryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka, nënkryetari Ardian Mavriq dhe shefi i kabinetit Met Gjoni pritën ambasadoren e Polonisë në Mal të Zi Irena Tatarzinska.

Fillimisht kryetari Gjeka i uroi mirëseardhje dhe iu falenderua për donacionin e vyer që ambasada i ka dhuruar Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim ,,Sirena”.

Më pas Z. Gjeka foli për Ulqinin, resurset e tij dhe për kontaktet e vëna me Poloninë, konkretisht me qytetin Inovrocllav, ku ka pasur edhe vizita të ndërsjellta.

Një falenderim të vecantë  kryetari i beri Ambasadores për angazhimin e saj në ruajtjen e kripores së Ulqinit si teritor i mbrojtur.

Nga ana tjetër Ambasadorja Tatarzinska vlerësoi lartë bashkëpunimin e Polonisë me Malin e Zi dhe në  rrugen drejtë integrimit të Malit të Zi në familjen evropiane ky  bashkëpunim do të jetë akoma më i madh vecoi ajo. Duke folur  për vlerat kulturo-historike të Ulqinit, Ambasadorja tha se Ulqini nga viti në vit po bëhet destinacion tërheqes dhe i dashur për  mysafiret polak.

Ajo përshendeti nismën për binjakëzimin e Ulqinit me ndonjë qytet në Poloni dhe tha se do të angazhohet personalisht që kjo ide te jetësohet.

Falenderime për donacionin ambasadores i shprehën nënkryetari Mavriq dhe Z. Gjoni, të cilët po ashtu u ndalen dhe tek intensifikimi i kontakteve me qytete te ndryshme në Poloni dhe shkëmbimin e pervojave me ta.

Ambasadorja e Polonisë e shoqëruar nga zyrtarët komunal vizituan Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në  zhvillim ,,Sirena,,

Drejtori i këtij institucioni Z Bilal Alaj i foli për rritën e këtij institucioni dhe përkrahjen që i jepet atij.

Në mënyrë të vecantë i shprehu konsideratë për donacionin me vlerë mbi 7100 euro që ambasada polake i ka dhuruar qendrës dhe me këto mjete sic u shpreh ai janë siguruar pajisje të domosdoshme ortopedike dhe logopedike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…