Komuna: Ambasadorja e Turqisë viziton Ulqinin

 

turrrrAmbasadorja  e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan me këshilltarërt e saj , Koordinatorin e TIKA-s, Drejtorin e Institutit ,,Junus Emre,, zhvilloi takim me Kryetarin Ulqinit Loro Nrekiq, Kryetarin e Kuvendit dr. Ilir Çapuni, nënkryetarët etj.

Në një atmosferë shumë miqësore bashkëbiseduesit evidentuan me kënaqësi bashkëpunimin shumë të mirë në planin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike  në mes dy vendeve.

Kryetari i Ulqinit duke i dëshiruar mirëseardhje dhe suksese në misionin e saj diplomatik, veçoi marëdhënijet e veçanta që komuna jonë ka me Ambasadën e Turqisë, me Agjencinë Turke për zhvillim TIKA, dhe me Institutin ,,Junus Emre”. Po ashtu ai foli për interesimin e madh të investitorëve turq për të investuar në Ulqin në fusha të ndryshme, por nenvizoi dhe mundësinë e avancimit të këtyre marrëdhënijeve.

Ambasadorja Songul Ozan tha se ndërmjet popujve tanë ka shumë pikëtakime, andaj dhe vizita jonë e parëzyrtare është planifikuar në qytetin e lashtë e të bukur të Ulqinit, në qytetin e multikulturës dhe diversitetit. Ajo u shpreh e gatshme për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe tha se Ambasada mbetet e hapur për çdo çështje të rëndësishme. Dëshirojmë që në Ulqin të vijnë investitorë të sprovuar dhe të fuqishëm të cilët do të investojnë këtu. Po ashtu ajo tha se TIKA do të vazhdojë të mbështesë projekte në komunën tonë e të njëjtën gjë në aspektin kulturorë do ta bëjë dhe Instituti ,, Junus Emre”.

Ambasadorja nënvizoi se do të punojmë edhe në shtimin e numrit të studentëve nga Mali i Zi që të studiojnë në Turqi.

Bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakort që takimet të intensifikohen në interes të përbashkët .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do