Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe nënkryetari Safet Beci kanë pranuar sot drejtoreshën e Entit për transfuzion të gjakut dr Gordana Rashoviq dhe shefen e Zyrës të Organizatës botërore shëndetësore në Mal të Zi Mina Brajoviq.
Në takim është arritur marrëveshja që me 10 dhjetor në Ulqin të nis aksioni i madh i dhurimit vullnetar të gjakut.
Në ndërkohë administrata lokale do të animojë qytetarët të marrin pjesë në këtë aksion human. Siç thanë Rashoviq dhe Brajoviq, në vendet e BE-së është rregull që gjaku të dhurohet vullnetarisht, e jo vetëm në rastet kur është e nevojshme për familjarët dhe miqtë.
“Qëllimi i këtij aksioni është që të zhvillohet vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e sigurimit të sasive të sigurta të gjakut dhe të shprehet falënderimi dhuruesve vullnetar, pa pagesë të gjakut për aktivitetin e tyre për shpëtimin e njerëzve”, tha Beci.