Komuna: AS SOT NUK U EMËRUAN SEKRETARËT E RI

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjSekretarët e ri të Sekretariateve komunale në vetëqeverisjen lokale të Ulqinit nga radhët e Partisë demokratike të socialistëve as sot nuk kanë filluar punën edhe pse diçka e tillë është dakorduar në takimin e fundit të liderëve të koalicionit qeverisës, mëson Portali Ul-info.

Ato në ora tetë erdhën në ndërtesën e Komunës, ndërsa pas takimit me kryetarin e Komunës Nazif Cungun atyre u është thënë që funksionet e veta do t’i marrin nga e mërkura.

Në PDS nuk janë të kënaqur që tash dhjetë ditë po zvarritet emërimi i kuadrove të cilët kjo parti i ka caktuar në vendin e sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviqin, urbanizëm Aleksander Daboviqin, për mbrojtjen e pasurisë Pjeter Lulgjurajn, si dhe të shefit për punë të përbashkëta Arjan Lamoviqin.

Po ashtu mësojmë se ka shumë mundësi që të martën të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv të Organizatës turistike të Ulqinit në të cilën do të emërohet u.d. i drejtorit të këtij institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi