Komuna: Bagëtitë e lëshuara –rrezik në komunikacion

 

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitKomuna  e Ulqinit pas një kohe të gjatë nënshkroi në prag të sezonit turistik   marëveshtjes një vjecare e cila parasheh grumbullimin, vendosjen dhe  përkujdesjen për bagëtitë e lëshuara –të lëna në mëshirë të fatit, që jo rrallë herë janë bërë shkak i aksidenteve me pasoja jetë njerëzish.

Bagëtitë do të  grumbullohen dhe do të ruhen në afat prej shtatë ditësh e gjatë këtij intervali atyre do ti ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Përcjelljen dhe realizimin e marëveshtjes do ta bëjë Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit dhe Policia komunale e Komunës së Ulqinit.

Luten pronarët e bagëtive që të jenë të kujdeshëm dhe mos të leshojnë bagëtitë pa kontroll. Në këtë mënyrë japin ndihmesën e tyre dhe i shmangen ndëshkimeve të  mundëshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…