Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari u ka uruar besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.
Në mesazhin e tij ndër të tjera thuhet:
,,Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën për paqe, lumturinë e të gjithë njerëzve dhe forcon ndjenjën e solidaritetit. Andaj Juve dhe familjeve tuaja, përzëmërsisht Ju uroj festën e Kurban Bajramit. E pritshi me gëzime dhe mirësi. Gëzuar!
Qofshin këto ditë sublime uniteti, solidariteti dhe tolerance, ditë që na forcojnë besimin në progres dhe të jenë nxitje për të përhapur besimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve.
Mali i Zi është shembull i një dialogu të suksesshëm ndërfetar dhe ndërnacional mbi të cilin kemi ndërtuar të kaluarën e tij dhe afirmojmë të tashmen.
Me këtë rast edhe një herë ju uroj nga zemra festën e Kurban Bajramit.
Omer Bajraktari
Kryetar i Komunës së Ulqinit