Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi i Trupit Koordinues për përgatitjen dhe ndjekjen e sezonit turistik 2018.
Mbledhjen e drejtori Loro Nrekiq, kryetari i Komunës. Konstatimi i përgjithshëm i takimit është që bashkëpunimi i institucioneve lokale dhe atyre shtetërore gjatë sezonit ishte i mirë dhe se kryesisht me sukses dhe në mënyrë preventive është vepruar në zgjidhjen e parregullsive të shumta.
Edhe në këtë takim u fol për problemet e mëdha të cilët pengojnë vijimin normal të sezonit turistik siç janë organizimi i komunikacionit, i parking hapësirës, zhurmës nga lokalet, lëvizjes së pakontrolluar të anijeve në bregdet dhe parregullsi të tjera, ndërsa për zgjidhjen e këtyre problemeve kryetari i Komunës Nrekiq tha se duhet të fillohet menjëherë me përgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, kështu që nga të pranishmit kërkoi që në afatin 30-ditor, nga kompetencat e veta, të dorëzojnë propozimet dhe idetë si të ndikojnë në përmirësimin e mundësive turistike në komunën e Ulqinit.








