Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe funksionin e ndihmësdrejtorit të Sh.PK “Veprimtaritë komunale”.
Sella dhe Sabri Sallaj, kandidat për nënkryetar nga radhët e Forcës, pritet të zgjidhen në këtë post në fillim të javës së ardhshme.