Vetëm në bazë të tatimit të papaguar në patundshmëri Komunës së Ulqinit i kanë borxh rreth shtatë milion euro.
Që bëhet fjalë për shumë të madhe për këtë vetëqeverisje lokale tregon fakti që vitin e kaluar buxheti komunal ishte pothuajse në këtë nivel.
Nga Komuna e Ulqinit po ashtu kanë deklaruar se po shqyrtojnë rritje drastike të tatimit në patundshmëri për investitorët të cilët nuk respektojnë kontratat privatizuese, e as anekset e këtyre kontratave të nënshkruara më vonë.
Shumë lokacione atraktive në këtë komunë janë “robëruar”, sepse ato që i blenë ose qiramarrë më herët nuk kanë para të realizojnë projektet e veta, para së gjithash për ndërtimin e hoteleve të reja.