Këto ditë po vijon shqyrtimi publik për Draftin e Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2020, i cili do të zgjasë deri me 28 nëntor.
Sipas këtij dokumenti, në arkën e Ulqinit vitin e ardhshëm do të derdhen 16.009.500 euro.
Më shumë se gjysma e mjeteve, gjegjësisht 8,5 milion euro, janë paraparë për investime kapitale.