Delegacioni nga Gjermania të cilin e përbënin deputetët e Bundestagut të partisë Unioni Kristian – Demokratik (CDU) të kancelarës Angela Merkel dhe dy kryetarë të Komunave vizituan të mërkurën Komunën e Ulqinit.
Ato në Kala biseduan me nënkryetarët e Komunës Hadixha Gjonin dhe Astrit Hoxhën dhe kryetarin e Kuvendit të Komunës Ilir Çapunin.
Temë e veçantë e këtyre bisedimeve ishte pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi.