Delegacioni i qytetit Kajl nga Luksemburgu përfundoi vizitën në Ulqin Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi dhe nënkryetarët Vaso Radoviq dhe Hadixha Gjoni pritën në takimin përmbyllës anëtarët e delegacionit të qytetit Kajl nga Luksemburgu kryesuar nga kryetari i saj Xhon Lorent.
Në konferencën me gazetarë u dhënë vlerësime dhe u tha që ky bashkëpunim i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera të parapara me marrëveshjen e bashkëpunimit. Mysafirët duke shprehur konsiderata të larta për nikoqirët dhe pritjet që i janë reservuar theksuan se komuna e Ulqinit mund të llogarisë edhe në mbështetjen e dy projekteve të nominuar.
Kryetari Lorent duke veçuar që Mali i Zi është drejtë rrugëtimit që të bëhet pjesë e familjes evropiane duhet mbështetur. Për mysafirët ishin përgatitur dhurata artizanale pjesë e koleksionit të ekspozitës së autores Halida Shllakut e hapur ditë më parë në ambientet e kompleksit të muzeut të qytetit tonë.
Noel Malcolm takohet me kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu
Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në kabinetin e tij historianin dhe poliglotin e njohur anglez Noel Malcolm, autorin e librit ”Agjentët perandorakë” dhe presidenten e shtëpisë botuese “Dudaj”
Duke përgëzuar autorin për librin e tij që sjell historitë e ndërthurura të dy familjeve shqiptare nga qyteti ynë, ai e njoftoi mysafirin me të kaluarën e Ulqinit, por edhe me të tashmen. Uroj tha më tej Cungu që një libër i këtyre përmasave i vlerësuar nga kritika të jetë pjesë e programeve mësimore për të rinjtë dhe studentët tanë.
Vepra “Agjentët perandorakë” mbulon një periudhë jetike të historisë së mesdheut dhe asaj evropiane. Kryetari Cungu, e shoqëroi autorin edhe në ambientet e hotelit Otrant ku u bë promovimi i kësaj vepre.
Përfaqësuesit e elektroekonomisë takohen me zyrtarët komunal
Përfaqësuesit e Elektroekonomisë së Malit të Zi në përbërje Sasha Millovanoviq, drejtor i Rajonit 4, ku përfshihet edhe qyteti ynë, me bashkëpunëtorë u takuan me zyrtarët komunal, kryetarin Cungu, kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Tema e takimit kishte të bënte me furnizimin e qytetit tonë me energji elektrike gjatë sezonit turistik. Ata njoftuan zyrtarët komunal për investimin që kjo kompani planifikon të investojë deri ne fillim të sezonit turistik e që do të përmirësojë furnizimin me energji elektrike në disa zona të qytetit. Ata ngritën shqetësimin si pengesë në investim sipas tyre janë çështjet e pazgjidhura pronësore dhe në këtë drejtim kërkuan ndihmë nga autoritet komunale.
Po ashtu theksuan që kur punohet në plane të jenë të kyçur edhe njohësit e çështjeve të Elektroekonomisë më qëllim që instalimet e aparaturave të zënë vend në hapësirat e komunës e jo nëpër pronat private.
Në këtë aspekt drejtori Millovanoviq ceku dhe rëndësinë e instalimit të një trafostacioni në fushën e Ulqinit. Në planet afatgjate të Elektroekonomisë është dhe objekti i trafostacionit “Ulqini i Ri” e me këtë sipas tyre do të evitohen dhe një sërë problemesh në furnizim.
Nga ana tjetër zyrtarët e komunës edhe këtë rradhë shprehën gatishmërinë e tyre që ti dalin në ndihme Elektroekonomise dhe se janë të gatshëm për çdo formë bashkëpunimi kur dihet se kemi të bëjmë me një sektor të rëndësie të veçantë në këtë drejtim do të caktohet person i veçantë i komunës që do të komunikojë me Elektroekonominë në çdo kohë dhe kur është e nevojshme.