Komuna: DERI NË SHTATOR PROJEKTI KRYESOR PËR STADIUMIN E QYTETIT

Ëndrra e shumëpritur e të gjithë dashamirësve të sportit çdo ditë e më pranë realizimit.
Të hënën u nënshkrua kontrata me kompaninë projektuese sh.p.k “Decom Montenegro” në bashkëpunim me sh.p.k për projektim dhe inzhinieri “Pro Ing” për projektin kryesorë të Stadiumit të Ulqinit, hap i cili është i madh në drejtim të realizimit të kësaj ëndrre për të gjithë qytetarët.
Ky është hapi i fundit para fillimit të punimeve që pritët të përfundohet deri në shtator të vitit 2024. Vlera e këtij projekti është 200.000,00, gjë që tregon për seriozitetin e këtij projekti madhështor për Komunën e Ulqinit.
Pas projektimit të planit kryesorë do të bëhet marrëveshja me Federatën e Futbollit të Malit të Zi të cilët do të financojnë punimet e Stadiumit të Ulqinit.
Gjersa Komuna punon me intensitet për realizimin e këtij projekti, klubi lokal i joni “Otrant” arrin rezultate të shkëlqyera me 16 lojë pa humbje dhe është më afër se kurrë ligës së parë të Malit të Zi! Kjo dekadë është dekada e sportit dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të festojmë hyrjen në ligë të parë me gurthemelin për Stadium të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi