Komuna dhe BE: PREZANTOHUNI DHE NË BRUKSEL

Ulcinj,_Montenegro_-_Sept._2010“Komunat të cilat nuk përgatiten në kohë për anëtarësim në BE rrezikojnë të ndikojnë në zvogëlimin e cilësisë së standardit jetësorë sepse në nivelin lokal zbatohen gati 75 për qind apo tre të katërtat e të gjitha rregulloreve dhe ligjeve që kanë anëtaret e Unionit Evropian”, tha negociuesi kryesor me BE, ambasadori Aleksandar Andrija Pejoviq.

Ai, siç transmeton agjencia MINA, ka thënë se këtë e vërtetojnë eksperiencat e deritashme dhe për këtë arsye në kohë duhet të fillohet me përgatitje për plotësimin e detyrimeve të vetëqeverisjeve lokale kur Mali i Zi të bëhet anëtare e BE.

“Integrimi i suksesshëm në BE nuk mund të paramendohet pa vetëqeverisje lokale të përgatitura, kompetente dhe të angazhuara. Për fat të keq, Mali i Zi akoma nuk i ka përfaqësuesit e qeverisjeve lokale në Bruksel dhe shpresojmë që në mënyrën më të mirë do ta kemi të prezantuar edhe atë nivel të qeverisjes në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Pajoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi