Sezoni turistik 2023 ishte sezon rekord, kurse përgaditjet për sezonin e ardhshëm veç se kanë filluar që sezoni 2024 të jetë ende më i suksesshëm!
Dje në ambientet e “Safari Beach” së bashku me kolegët e ekzekutivit të Komunës së Ulqinit dhe Organizatën Turistike si nikoqir te ketij organizimi, mbajtëm takimin me pronarët e plazheve dhe hoteleve në Ulqin me temën “Vijimi i sezonit turistik 2023 si dhe përgaditjet për sezonin e ardhshëm turistik 2024”. Dialogu ishte i suksesshëm si dhe pronarët ishin të qartë se në cilat sfera duhet të bëhen përmirësimet.
Ndër të tjera kemi prezantuar disa projekte të infrastrukturës siç janë: rregullimi i rrugës Mujo Ulqinaku me vlerë 700 000€, asfaltimi i rrugëve të dëmtuara me vlerë prej 600 000€ ndërtimi i parkut të pare publik si dhe rikthimi i Pazarit të Suvenirave.
Drejtori i OT z.Hoxhiq ka prezantuar planet dhe aktivitetet te cilat na presin deri ne fund te vitit dhe ate manifestimet Shporta e vjeshtes dhe Sweet December si dhe viziten e grupeve studimore te gazetareve nga vendet baltike dhe Polonia. Poashtu kemi filluar perpilimin e Plan programit per vitin 2024 ku jane ftuar te gjithe afaristet te japin sygjerimet dhe propozimet e veta lidhur me panairet dhe manifestimet qe do te organizohen vitin e ardhshem.
Njekohesisht drejtori i OT falenderoj te gjithe afaristet per kontributin e tyre qe kane dhene dhe qe vazhdojne te japin per promovimin e ofertes turistike te qytetit tone ne cdo aspekt.
Puna intensive e Komunës së Ulqinit, Organizatës Turistike si dhe ndërmarrjeve publike u shpërblye me një sezon të frytshëm, kurse jam më se i sigurt që në qoftë vazhdojmë me këtë intensitet sezoni 2024 do të jetë ende më i mire.