Komuna dhe të Mirat detare: PREMTIMET E REJA PËR KACEME, MANDRAQ, MOLE…

Kacema, KacemjaNga gjithsej 800 mijë euro, sa janë projektuar të ardhurat e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare në Ulqin për vitin e ardhshëm, në këtë komunë do të investohen rreth 70 për qind e këtyre mjeteve, është thënë të martën.

Drejtori i kësaj ndërmarrje publike Rajko Baroviq dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu mbas mbledhjes kanë thënë që do të rregullojnë jofunksionalitetin e marinës Kacema, në mënyrë që gjatë vitit të ardhshëm do të bëhet studimi i fizibilitetit, si dhe do të rregullohen Mandraqi, Moloja vogël dhe e madhe.

Është theksuar që planifikohet zgjidhje alternative për nxjerrjen e varkave të peshkatarëve në Mandraq, projekt i cili do të kushtoj rreth 80 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi