Komuna: DIASPORA PËRKRAH PROJEKTET NË VENDLINDJE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe Shefi i kabinetit Mr. Met Gjoni pritën bashkëvendasin tonë Z. Caf Boga i cili jeton dhe vepron prej dekadash në SHBA.

Kryetari Gjeka edhe njeherë i shprehu falenderime dhe mirënjohje diasporës tonë për angazhimin e saj në realizimin e projekteve të përbashkëta .

Nënshkrimin e Memorandumit me Ministrinë e arsimit, Komunën e Ulqinit dhe Diasporën për ndërtimin e  shkollës në Sukubinë ai e cilesoi si fillim te bashkëpunimit që do të pasojë edhe me projekte të  tjere.

Z.Gjeka edhe me këtë rast i bëri thirje disporës për të investuar në vendlindje dhe paralajmëroi takime më të shpeshta me ta ku do të jetë e kycur dhe Ambasada e SHBA –së në Podgoricë.

Nderkaq Z. Caf Boga i cili në komunitetin tonë në SHBA  shquhet për angazhim këmbëngulës dhe që ka dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në realizimin e projekteve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët nëpërmes Fondit Shqiptaro-Amerikan, theksoi se dispora Jonë eshtë e gatshme që përherë të ndihmojë  vendlindjen.

Intensifikimin e takimeve dhe Ditët e diasporës të paralajmëruar nga Kryetari i Komunës, ai i cilësoi si një  hap i qëlluar për të përshpejtuar të tjerë projekte.Sipas tij investimet ne fusha të ndryshme do te mundësojnë  hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë cfarë  është dhe synimi i strukturave udheheqëse  komunale.

Duke  vlerësuar punën e  pushtetit vendorë të partnerëve të koalicionit Z. Boga theksoi rëndësinë e kordinimit të përbashkët  dhe kontakte sa me të shpeshta mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi