Komuna: DITË HISTORIKE PËR ULQIN DHE KRRUÇ PËRMES BASHKËPUNIMIT ME UJËSJELLËSIN RAJONAL

IMG-4c282ea90b37d0546c1545cea68b9507-VKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe drejtori i NP “Ujësjellësi Rajonal Bregdeti Malazez” Goran Jevriq kanë nënshkruar Memorandumin për bashkëpunim me qëllim konkretizimin e aktiviteteve për zgjidhjen e problemit të ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit i cili mungon, për derdhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza të cilët për nevojat e popullsisë lokale dhe sipërmarrësve në vendbanimin Krruç në Komunë të Ulqinit.

“Me të vërtet nuk është mungesë modestie nëse themi se kjo është vepër historike për zgjidhjen e problemit shumë dekadash të qytetarëve tanë të cilët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre”, theksoi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq duke shtuar se në vendbanimin Krruç ka rreth 2.500 shtëpi dhe shtëpiza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…