Komuna e Ulqinit në kuadër të projektit „e-GUTS – Electric, Electronic and Green Urban Transport System“, të cilin e financon Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Transnacional të Danubit, organizon “e-mobility days” (Ditët e e-mobilitetit) në Ulqini, me sloganin „The Future is Electric“.
Synimi i aktivitetit është edukimi dhe rritja e vetdijes së qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të makinave elektrike në komunikacion, ndikimin e tyre pozitiv në mjedisin jetësor, në cilësinë e ajrit në qytet, si dhe në zvogëlimin e trafikut në qendrat e ngushta të qytetit.
“E – mobility Days” do të mbahet me 2 dhe 3 gusht. Ditën e parë, në Ranë, qytetarëve dhe turistëve do ti prezantohen modelet e makinave elektrike, motorëve, biçikletave dhe trotinetëve, gjersa dita e dytë është e rezervuar për pronarët e restoranteve dhe dyqaneve të ushqimeve të shpejta të cilëve do ti prezantohen modelet e motoçikletave elektrike për dërgesat e ushqimit në shtëpi.